Vendosni fjalën kyçe....

Basha komenton përplasjet në takimin e Ramës në Londër: Faqja e zezë, Berisha e Rama pazare me njëri-tjetrin


Kreu i Demokratëve Eurotlantikë Lulzim Basha e ka quajtur turp e faqja e zezë përplasjet gjatë takimit të kryeministrit Rama me diasporën në Londër.

Ai shkruan se Rama e Berisha bëjnë pazare me njëri-tjetrin për intereat e tyre ndërsa në Londër nxitën dhunë e përçarje mes shqiptarëve.

Basha shton se Rama e Berisha kanë interes vetëm pushtetin e tyre ndërsa shpresojnë se do i shpëtojnë drejtësisë.

“Turp e faqja e zezë për Edi Ramën e Sali Berishën. Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin për interesa të tyre dhe jashtë vendit, siç ndodhi sot në Londër, nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve. Ata kanë interes vetëm pushtetin e tyre të cilin e duan me çdo çmim edhe mbi gjakun e shqiptarëve me shpresën se do t’i shpëtojnë llogaridhënies para ligjit. Pamjet e sotme të përplasjes mes shqiptarëve në Londër janë drithëruese. Këto pamje të shëmtuara duhet të marrin fund dhe shqiptarët të ndërgjegjësohen që të mos përdoren si mish për topat e pushtetit të Edi Ramës dhe Sali Berishës.” – shkruan Basha.