Vendosni fjalën kyçe....

“Koronavirusi u projektua dhe financua nga SHBA-ja” – Ish.shefi i CDC-së Robert Redfield (Video)


Ish-kreu i CDC-së (Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve), Robert Redfield, ka pohuar së fundmi se Covid-19 është një virus i prodhuar në laborator si pjesë e një programi të mbrojtjes biologjike nga SHBA-ja.

Kardiokirurgu Edvin Prifti ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesë nga intervista e Redfield ku ai shpjegon zanfillën e Covid-19 dhe personat e institucionet e përfshirë. Prifti shkruan se pavarësisht denoncimeve të guximshme nga mjekë e shkencëtarë katër vite më parë, vetëm tani po nisin të dalin të vërtetat e pandemisë Covid-19.

Po le të kthehemi te ish-kreu i CDC-së dhe virologu i njohur amerikan.

Në intervistën e dhënë për Dana Parish, një javë më  parë, Redfield shpjegon se Kina nuk është përgjegjëse për krijimin e virusit po vetëm për mosnjoftimin e autoriteve amerikane për problemin që u shfaq në laboratorin e saj në Wuhan.

“Përgjegjësia e Kinës nuk është në laborator, punën dhe krijimin e virusit. Përgjegjësia e tyre është mosndjekia e rregulloreve shëndetësore pasi ata kuptuan se kishin një problem dhe nuk lejuan persona si unë në CDC që të ndërhyja e t’i ndihmoja brenda 48 orësh, ashtu siç ishin të obliguar, bazuar në marrëveshje.” – thotë Redfield gjatë interivtës.

Virologu i njohur pohon se katër agjenci amerikane, NIH, USAID, DASH dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë financuar studimin ndërsa rrëfen se konceptuesi, organizatori dhe mendja pas hulumtimit të Covid-19 ëështë një shkencëtar i quajtur Ralph Baric nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Në fund ish-shefi i CDC-së tregon në fund edhe rolin e Anthony Fauci-t në pandeminë Covid-19. Redfield shpjegon se Fauci menaxhon programin e mbrojtjes biologjike të SHBA-së që prej vitit 2002 dhe se ka pasur në dispozicion nga autoritetet amerikane 40 miliardë dollarë për zhvillimin e tij.

Më poshtë intervista e plotë e Robert Redfield

Redfield:Ju po më pyesnit çfarë mendoj se ishte ky virus. Unë mendoj se ky virus u projektua qëllimisht si pjesë e një programi të mbrojtjes biologjike.

Parish: Cili ishte roli i SHBA-së në gjithë këtë?

Redfield: Mendoj se ka qenë thelbësor. Kur vëren bërjen përgjegjëse të Kinës. Përgjegjësia e Kinës nuk është në laborator, punën dhe krijimin e virusit. Përgjegjësia e tyre është mosndjekja e rregulloreve shëndetësore pasi ata kuptuan se kishin një problem dhe nuk lejuan persona si unë në CDC që të ndërhyja e t’i ndihmoja brenda 48 orësh, ashtu siç ishin të obliguar, bazuar në marrëveshje. Roli SHBA-së është thelbësor. E para SHBA-ja e financoi hulumtimin shkencor, nga NIH, Departamenti i Shtetit, USAID dhe Departamenti i Mbrojtjes. Të gjitha këto katër agjenci ndihmuan në financimin e këtij studimi. E dyta, konceptuesi, organizatori dhe mendja e këtij hulumtimi është një person që quhet Ralph Baric nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Ai ishte shumë i përfshirë në këtë studim. Unë mendoj se ai ndihmoi në krijimin e disa prej vargjeve origjinale të virusit, por nuk e faktoj dot. Megjithatë mund të them se ai ishte shumë i përfshirë.

Parish:Disa kanë thënë se janë të shqetësuar se virusi është zhvilluar këtu dhe se Kina është fajësuar kot. A është e mundur kjo gjë?

Redfield:Nuk e di nëse Kina është fajësuar pa lidhje, por mendoj se ka shumë mundësi që vendi i lindjes së virusit është Chapel Hill. E keni parë si reagoi Toni Fauci kur Senatori Rand Paul i bëri një pyetje. Ai i tha “jo po më akuzoni se kam vrarë 4 milionë njerëz.” Rand donte t’i përgjigjej duke i thënë: Jo në fakt po ju akuzoj se keni vrarë 20 milionë njerëz.

Parish:Mendoj se është e rëndësishme të sqarojmë rolin mbështetës të Faucit, sipas pikëpamjes sime ai një nga propozuesit dhe financuesit të hulumtimit mbi fitimin e funksionit.

Redfield:Ai është imazhi. E kam gjetur në këtë gjë që prej vitit 2012. Ai është imazhi pas studimit të fitimit të funksionit të virusit.

Parish:Si ka mundësi që Fauci ka kaq shumë pushtet?

Redfield:Sepse ai zotëronte të gjitha paratë për studimin. Ai kishte miliarda e miliarda dollarë. Përveç kësaj, mbase e dini se në vitin 2002-2003 Dick Cheney vendosi se SHBA-së i duhej një program i mbrojtjes biologjike shumë më agresiv. Kështu që e hoqi programin nga Fort Detrick dhe ushtria amerikane ku në fakt e ka vendin. Dhe e vendosi nën Faucin dhe i dha atij 40 miliardë dollarë që ta menaxhonte. Fauci e ka menaxhuar programin e mbrojtjes biologjike të kombit tonë, ndërkohë që përveç kësaj ka drejtuar programin e hulumtimit mjekësor të NIH NIAID.

Parish:Ka diçka që publiku nuk e di.

Redfield:Po e vërtetë.

Parish:Ai është një ekspert në luftën biologjike. Ai është ekspert në aerosolizimin e patogjenëve.

Redfield:Ai e ka drejtuar programin që nga vitet 2002-2003.

*Intervistën e plotë në Youtube mund ta shihni Këtu