Vendosni fjalën kyçe....

200 vende arrijnë më në fund  marrëveshjen  për klimën, 300 miliardë dollarë për kalimin te energjia e gjelbër


Vendet e botës ranë dakord për një marrëveshje të re klimatike në samitin e COP29 në Baku, Azerbajxhan, me vendet e pasura që zotohen të ofrojnë 300 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2035 për vendet më të varfra për t’i ndihmuar ato të përballen me ndikimet e krizës klimatike.

Marrëveshja erdhi pas më shumë se dy javësh përplasjesh të hidhura dhe negociatash të ashpra, të futura në kaos nga bojkotet, grindjet politike dhe mosmarrëveshjet mbi përdorimin e naftës.

Në disa pika kishte frikë se bisedimet do rrënoheshin, pasi grupet që përfaqësonin shtetet e vogla ishullore të cenueshme dhe vendet më pak të zhvilluara u larguan nga negociatat të shtunën. Por në orën 2:40 të mëngjesit të së dielës  më shumë se 30 orë pas afatit, më në fund më shumë se 200 vende e arritën marrëveshjen.

300 miliardë dollarët do shkojnë për vendet e cenueshme dhe më të varfra për t’i ndihmuar ata të përballen me motin ekstrem gjithnjë e më shkatërrues dhe për t’i kaluar ekonomitë e tyre drejt energjisë së pastër.

Shuma e premtuar, megjithatë, është shumë më pak se 1.3 trilion dollarë që ekonomistët thonë se është e nevojshme për të ndihmuar vendet në zhvillim të përballen me një krizë klimatike.

Në një fjalim të zjarrtë menjëherë pas rënies së dorës, përfaqësuesi i Indisë, Chandni Raina, i quajti 300 miliardë dollarët si “jashtëzakonisht të paktar” duke e quajtur marrëveshjen “asgjë më shumë se një iluzion optik” dhe të paaftë për të “adresuar tmerrin e sfida me të cilën përballemi të gjithë.”