Vendosni fjalën kyçe....

“U pyeta për Dosjen 5D, të ndiqet penalisht si grup i strukturuar kriminal” – Këlliçi pas daljes nga SPAK


Belind Këlliçi tha pas dales nga SPAK se kishte dëshmuar në prokurorinë speciale për Dosjen 5D të lidhur me drejtorët e Bashkisë Tiranë.

Ai tha gjithashtu se dosja e Incineratorit nuk mbyllet prej katër vitesh dhe se do PD-ja do vijojë të denoncojë të gjitha shkeljet dhe abuzimet me ligjin dhe me taksat e shqiptarëve.

.“Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor që më është kërkuar mos t’i bëj publike nuk do t’i bëj por po ndalem në deklaratat e mia. I qëndroj kërkesës për zbatimin e rekomandimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme të hetimit të Jola Bejkos, që ka deklaruar në komunikime private se hoteli është në pronësi të Lali Erit. Të zbulohet roli i administratorit ndaj të cilit nuk ka asnjë masë. Dëshmia e tij mund të jetë kyç për zbardhjen e aferës. Të zbulohet roli i titullarëve të autoritetet kontraktor, Veliaj dhe ish zv.kryetarit të bashkisë Tiranë, Mazniku. T’i shkohet deri në fund zbardhja e rolit të Herjon Rrapajt. Kërkova nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të evidentohet dëmi në buxhet dhe të sekuestrohen asetet e këtyre shtetasve e t’i kthehen qytetarëve. Nuk mbyllet ky hetim me personat ndaj të cilëve është marrë një masë, është një hetim i zgjeruar. Të hetohet e ndiqet penalisht si grup i strukturuar kriminal. Kërkova nga SPAK gjithashtu që të hetojë krimet zgjedhore.” – tha Këlliçi.