Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarja e OSBE-së: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit


Kryetarja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory vlerësoi sot se “Shqipëria ka shënuar përparim në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Gjatë fjalës së saj në konferencën mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut, dhe luftën kundër korrupsionit, Pasztory u shpreh se ‘nëse nuk denoncohen rastet e krimit të organizuar, çështjet nuk do shkojnë kurrë në gjykatë dhe ky fenomen nuk do të luftohet”.

“Ajo që është e rëndësishme është të garantojmë që kemi akses publik te proceset gjyqësore. Një nga fushat ku kemi punuar fuqishëm me shoqërinë civile në çështjet e antikorrupsionit është platforma e detyrueshme e sinjalizimit administrativ për të inkurajuar për të pasur procedurat standarde të operimit, mekanizmat mbrojtës. Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin e organizuar dhe çështjet nuk shkojnë kurrë në gjykate.

Shqipëria po shënon përparim në këto fusha.
E kam njohur Shqipërinë në 30 vite, dhe në saj të SPAK ka përpjekje serioze për t’i dhënë fund disa sjelljeve që para disa viteve konsideroheshin normale”, u shpreh Pasztory