Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i SPAK-ut në Elbasan, arrestohen dy ish-gjyqtarë


Dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë një operacioni të SPAK-ut në Elbasan.

Në pranga kanë rënë ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu e cila është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme. Emri i Fetahut doli gjatë hetimeve të dosjes “Plumbi i Artë”.

Në pranga ka rënë edjhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu i cili u dorëhoq pak muaj pas nisjes së procesit të vettingut.

Kontrolle janë kryer edhe në disa biznese të mëdha në Elbasan dhe në banesat e familjarëve të personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Operacioni është organizuar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC.

Ndaj saj u njoftua më 2 Gusht se ishte vendosur masë sigurie “arrest shtëpie” nga GJKKO, me kërkesë të SPAK . Gjyqtarja dyshohet se ka falsifikuar një vendim gjyqësor.  Ajo dyshohet se ka ndihmuar grupin e vëllezërve Çopja, Hajdar e Franc Çopja, të akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale në Elbasan.

“Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.

Sipas dosjes hetimore, Pajtime Fetahu ka marrë nga shtetasi Mikael Kamami (Qosja) nëpërmjet Arzen Mamës shuma  monetare  si përfitim i padrejtë, 10.000 Euro, 1.000 Euro dhe  një monedhe floriri si dhuratë për mbesën e porsalindur, thuhet në dosjen hetimore të SPAK. Në bisedat mes anëtarëve të grupit, evidentohet fakti se Fetahu kërkonte edhe një aparat celular prej tyre.

Ndërkohë ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të Vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrative.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë, për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej asokohe në vendimin e publikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet. Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie pas operacionit të 31 Korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, por emri i tij mund të ketë  dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC.