Jeta në qytet mund të jetë e rrezikshme, por një mënyrë nga e cila nuk prisnit të vdisni në rrugët e Londrës është duke u mbytur nga birra. Ky makth i tmerrshëm u bë realitet të hënën e 17 tetorit 1814, kur qyteti u përmbyt me birrë.
Fatkeqësia nisi në fabrikën e birrës “Horse Shoe” përgjatë Tottenham Court Road, një nga pikat më të famshme të qytetit në epokën moderne që ishte me popullsi të dendur në shekullin e 19-të. Ajo ishte shtëpia e një punishteje birre që prodhonte një lloj birre të errët.
Sipas Historic UK, kulla ishte 6.7 metra e lartë dhe përmbante rreth 3,500 fuçi birrë, por gjithçka ndryshoi më 17 tetor 1814, kur u këput një nga unazat e rëndësishme të hekurit që e mbante së bashku fuçtë. Shkëputja bëri që mbi 1.2 milionë litra birrë të vërshonin në rrugë duke çuar në një dallgë 4.6 metra të lartë që përshkoi zonën.
Shumë shtëpi e dyqane u përmbytën, duke përfshirë “Pub Tavistock Arms” ku u vra një banakier. Në total, tetë persona thuhet se vdiqën nga pasojat e menjëhershme të përmbytjes nga birra, ndërsa një i nëntë thuhet se vdiq ditë më vonë nga helmimi me alkool.
Kur u përballën me rrugët e shtruara me birrë, qindra njerëz filluan të mblidhnin çdo gjë që mund të mblidhnin për të shpëtuar atë që kishte mbetur. Edhe pasi birra ishte zhdukur, ajo nuk mund të harrohej, pasi aroma e saj mbeti për muaj të tërë pas aksidentit.
Pavarësisht origjinës shumë tokësore të cunamit të birrës, aksidenti u cilësua si “Vepër e Zotit” kur fabrika e birrës përfundoi më vonë në gjykatë.