Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku nuk jep epikrizën për autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Komisioni i Burgjeve vë në dijeni Policinë


Komisioni i Burgjeve ka vendosur të informojë Policinë e Tiranës për mosbindjen e mjekut të spitalit privat ku po trajtohet autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, i cili ka refuzuar të dorëzojë epikrizën e 14-vjeçarit.

Mjeku, me inicialet D.T., ka penguar procesin që nga dje dhe po ashtu ka vazhduar të bllokojë kërkesën edhe sot, kur një grup prej pesë personash, të cilët janë pjesë e komisionit të ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, ka shkuar në spital. Ndaj të miturit është vendosur masa e arrestit në burg, dhe mjeku ka detyrimin të dorëzojë epikrizën përkatëse për autoritetet e burgjeve.