Vendosni fjalën kyçe....

“S’do i bashkohem protestës së thirrur nga Berisha, shpesh rastisin sa herë ka gjyqe ndaj tij” – Dash Shehi


Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi deklaroi se nuk do i bashkohej protestës së thirrur nga Berisha pasditen e sotme.

Në një deklaratë për Vizion Plus ai tha se opozita ka halle të tjera dhe nuk mund të protestojë sa herë ka vendime gjykatash.

Shehi theksoi se grupi i opozitës ku bën pjesë nuk identifikohet me Berishën a Metën.

“Se si e mendojnë ata është punë për ta. Protestat janë një gjë pozitive, është një e drejtë. Nuk është se kam ndonjë shpresë të madhe. Shpesh kanë koinçiduar me datat e gjyqeve, kanë qenë më shumë personale. Kështu që mendoj të mos i bashkohem protestës, pasi mendoj se kemi punë të tjera për të bërë. Grupi jonë nuk identifikohet më me Berishën dhe me Metën”, tha ai për Vizion Plus.