Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas, Suel Çela e porositi, Prekë Kodra dyshohet se e ka qëlluar


SPAK ka dhënë sot informacion zyrtar për operacionin e zhvilluar dhe urdhrat e arrestit të ekzekutuar dje ndaj anëtarëve të bandës së Suel Çelës. Përveç kësaj, SPAK ka zbardhur edhe atentatin me snajper ndaj Ardian Çapjas, për të cilin Suel Çela akuzohet si porositës, ndërsa Prekë Kodra dyshohet të ketë qenë personi që ka realizuar sulmin.

Organizata kriminale, e drejtuar nga Suel Çela, kishte si qëllim kryesor kontrollin e territorit dhe eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër kriminal, që operonte gjithashtu në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i bandës së Çelës. Aktiviteti kriminal i kësaj organizate financohej nga të ardhurat e përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike, të cilat kalonin nga Amerika Latine dhe shkonin në destinacione si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

Marius Lulaj alias Suel Çela, 36 vjeç, banues në Elbasan
Mario Çela– 35 vjeç, banues në Elbasan
Xhino Roka – 33 vjeç, banues në Tiranë
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja) – 37 vjeç, banues në Elbasan
Sergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në Elbasan
Bruno Hazizolli– 34 vjeç, banues në Elbasan
Ledio Zabeli– 33 vjeç, banues në Elbasan
Marsel Roka– 37 vjeç, banues në Tiranë
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) – 39 vjeç, banues në Tiranë
Preke Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
Fuad Verzivolli– 48 vjeç, banues në Elbasan
Metin Mehjam– 27 vjeç, banues në Elbasan
Renato Hasani – 35 vjeç, banues në Elbasan
Skender Sufaj – 34 vjeç, banues në Tiranë
Artan Hoxha– 50 vjeç, banues në Tiranë
Elton Qyno – 39 vjeç, banues në Tiranë
Pajtime Fetau – 65 vjeç, banues në Elbasan
Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë
Marsel Shega (alias Bujar Shega) – 51 vjeç, banues në Tiranë
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa) – 40 vjeç, banues në Tiranë
Blerina Beqiri– 39 vjeçe, banues në Elbasan

Veprat penale të dyshuara:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Ardian Çapja, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
“Grup i strukturuar kriminal”.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
“Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
“Shpërdorim detyre”.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .