Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i TikTok, Rama prezanton sistemin e ri të monitorimit në shkolla: Ndiqet me kamera gjithçka brenda oborrit dhe klasave


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e konsultimeve për propozimin e tij për ndalimin e aplikacioneve TikTok dhe Snapchat, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Rama ka dhënë detaje mbi sistemin e ri të monitorimit në shkolla, i cili do të mundësojë mbikëqyrjen e aktiviteteve brenda shkollës dhe në oborrin e saj.

Kryeministri sqaroi se deri në fund të dhjetorit do të nënshkruhet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara, e cila do të financojë këtë projekt, që ka qenë i testuar me sukses në Emiratet. Ky sistem do të mundësojë monitorimin në kohë reale të procesit mësimor dhe aktiviteteve të tjera shkollore përmes kamerave, duke regjistruar gjithçka që hyn në shkollë, përfshirë telefona dhe sende metalike.

“Dua tju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë në periudhën e viteve 2023 dhe 2024, që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla.
Kemi 2030 raste të raportuara të cilat janë të raportuara dhe cilësuara.
Nga këto në 78 përqind të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë. Në 20 përqind të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2 përqind të rasteve, ishin të lidhura me ambulancë.
Nëse ka diçka që ky rast i prek të gjithë është qetësia në raport se çfarë ndodh me fëmijën kur prindi e lë në derën e shkollës.

Kemi një projekt që e kemi nisur prej një vit, deri në fund të dhjetorit do të firmosim edhe marrëveshjen, bëhet fjalë për sistem të ri të monitorimit të shkollave me teknologji dhe financim i konsiderueshëm që do ta marrim përmes një marrëveshjeje me Emiratet e Bashkuara.
Sistem i testuar në Emirate me rezultate të jashtëzakonshme që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor dhe jetës brenda oborrit të shkollës.
Duke bërë thjeshtë një kërkesë në shkollë.
Regjistrohet gjithçka që hyn në shkollë, si telefona apo sende metalike”
, u shpreh Rama.