Opozita do të mbajë pasditen e sotme proteste, ku është paralajmëruar bllokimi i 5 rrethrrotullimeve kryesore në Tiranë.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e sotme do të jetë edhe për ngjarjet e fundit tronditëse përfshirë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Këlliçi shtoi se e gjithë kjo është një kambanë alarmi që bie për qytetarët dhe shoqërinë dhe jo një çështje politike, ashtu siç edhe është përpjekur ta paraqesë kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij në takimin në Londër me diasporën, ku tha s opozita po e përdor të gjithën që qëllime politike.
“Do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, edhe pse në këto orare zakonisht trafiku është i bllokuar vetë.
Është akti i tertë, që me nisjen e mosbindjes civile.
Këtë herë radhën e ka Tiranë, duhen ndërgjegjësuar qytetarët edhe për rastet e fundit, përfshirë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani të cilin prindërit e dërguan në shkollë. Kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare nuk është aspak çështje politike. Nuk e meriton asnjë familje shqiptare t’i vijë me arkivol në shtëpi fëmija që e ka çuar në shkollë.
E shoh si alarm ndaj shoqërisë. Shtuar këtu që sot kanë dalë të dhëna se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rast dhe janë fshehur pasi prindërit e tij janë njëri hetues tjetri punon në SPAK në administratë.
Heronjtë tanë fshehin vrasësit e fëmijëve tanë.
E paimagjinueshme lajmi i mbrëmshëm që një ish-gjyqtare ka porositur vrasjen enjë gazetari që ka nxjerrë fakte kundër saj. Këto skenarë nuk i kemi parë as në Meksikë”, tha ai.
Në lidhje me paralajmërimin nga ana re policisë se kushdo që do të bllokojë rrugët sot do të mbajë përgjegjësi administrative dhe penale, ai tha se krim është të fshehësh skenat e krimit siç është bërë në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Cani.
“Vepër penale është të bëhesh badigard i kriminelëve dhe të fshehësh skenat e krimit e të mbrosh autorët, si në rastin e 14-vjeçarit jo të bllokosh rrugët”, tha ai.