Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës e cila pritet të nisë në orën 17:00 dhe të zgjasë gati tre orë siç ka paralajmëruar Partia Demokratike.
Protesta e cila është akti i tretë i mosbindjes civile do të mbahet në Tiranë ku, pritet të bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit.
Ndërkohë nga raportimet në media bëhet me dije se rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike do të protestojë sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Forma do të jetë e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Sot të bllokohen për të paktën 3 orë Rruga e Elbasanit, sheshi Wilson, aksi te Pallati me Shigjeta, rruga pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimi i Zogut të Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.