Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur triumf të vërtetë mosbindjen e sotme civile.
Berisha duke shpërndarë foto nga protesta e sotme falënderoi pjesëmarrësit që sipas tij “lemerisën” regjimin e Edi Ramës.
“Triumf i vërtetë!
Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile.
Tirana në duart e qytetarëve!
Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës.
Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore.
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Fitore!”-shkruan Berisha.