Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetase kolumbiane, 20 dhe 24 vjeçe, si dhe dy shtetas shqiptarë, A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Arrestimet u realizuan pas një operacioni të koduar “Fee”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Policia ka realizuar një kontroll në një apartament të marrë me qira, ku u gjetën dy kolumbianet dhe dy shtetasit shqiptarë.
NJOFTIMI
Arrestohen dy shtetase kolumbiane në Elbasan për prostitucion, në pranga dhe dy tutorët.
Sipas burimeve zyrtare, janë vënë në pranga shtetaset A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe dhe shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartment në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.