Vendosni fjalën kyçe....

Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, Gjokutaj: Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak. Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

Me vendim të trupës gjykuese, ndaj Sali Berishës nuk ka asnjë masë tjetër sigurie.

“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie”, tha avokati Genc Gjokutaj.