Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO liroi Berishën, Gjokutaj: SPAK të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë


Avokati Genc Gjokutaj bajti një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha.

Gjokutaj theksoi se ky vendim është i ekzekutueshëm që nga sot.

Ai shtoi se SPAK mund të apelojë, por sipas tij, ata janë duke e bërë këtë gabim, duke vepruar në mënyrë të pasaktë dhe të pavend. Gjokutaj theksoi se nuk ka asnjë arsye ligjore për masën e sigurisë ndaj Berishës dhe se procesi është politik, duke i kritikuar gjykatat për vendime të paarsyeshme.

“Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të  nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie.

Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.

Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore.

SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.”