Vendosni fjalën kyçe....

“Është radha jonë, kemi shtruar rrugën drejt rikthimit në pushtet” – Berisha elektrizon mbështetësit


Sali Berisha tha se tashmë është shtruar rruga e rikhtimit të PD-së në pushtet.

Në fjalën e mbajtur para qytetarëve të shumtë të mbledhur para selisëblu ai tha se ai dhe demokratët nuk u dorëzuan  kurrë për të mbrojtur lirinë, demokracinë, dinjitetin e vlerat.

Berisha theksoi gjithashtu se nuk e kishte shitur lirinë dhe nuk kishte heshtur edhe pse ishin përpjekur ta blejnë.

“Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit. U përpoqën të shkatërrojnë PD-në si forca kryesore opozitare, politikisht Berishën sepse mbrojti dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin tuaj, lirinë. Të fshijnë demokracinë, NATO-n, liberalizimin e vizave, luftën kundër bandave. Ky skendar do ishte i suksesshëm pasi u sulmuam nga qeveria, nga media e kapur, nga mafia më e rrezikshme në planet, ajo e George Soros.Hap pas hapi ne i fituam betejat e kjo falë jush e miqve tanë. Tani e kemi shtruar rrugën që do sjellë PD-në në pushtet. Na përçanë u bashkuam, na hodhën barin ua kthyem në grazhd. Të gjithë deputetët janë sot bashkë në këmbë, na vodhën flamurin po e fituam me qëndresë. Na izoluan po sot kemi mbështetjen më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Mashtruan se Sali Berisha është i korruptuar por u faktua se Berisha u arrestua se ishte antikorrupsioni i shqiptarëve, sepse provën e vetme që gjetën ishin bamirësitë e vajzës sime për famijet me aftësi ndryshe dhe shpenzime mjekësore të miat, të gjitha të deklaruara. U përpoqën të blejnë heshtjen e Sali Berishës. Këtu u bënë qesharakë. Kurrë. Kjo arritje do u shërbejë brezave të ardhshëm.  Edi Rama ke vetëm një rrugë, formo qeveri teknike, mos e zgjat më agoninë e narkoshtetit tënd.Tani është radha jonë. Ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në mosbindjen civile e luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. – tha Berisha.