Vendosni fjalën kyçe....

“E ankimojmë në Apel lirimin e Berishës” – SPAK


SPAK ka njoftuar se do e apelojë lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha pas vendimit të sotëm nga Gjykata e Posaçme.

Në një qëndrim  zyrta dhënë për Neës24, prokuroria speciale thekson se se do e çojë në Apel vendimin ndërsa shton se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vijon në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.