Pensionistët protestuan për të pestën herë para ndërtesës së Kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë, ku edhe këtë herë i parashtruan qeverisë shqiptare kërkesat e tyre.
Ashtu si përherë, i pranishëm mes tyre ka qenë edhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili edhe ka postuar foto mes tyre në rrjetet sociale.
Përpara pensionistëve në fjalën e tij, Qori shprehu se pensionistët në këtë protestë ishin më shumë në numër se që fillimi i protestës, tregues ky sipas tij, që tregon se ata nuk janë gënjyer nga kryeministri Rama.
Qori hodhi akuza ndaj Ramës, ku tha se përmes bonusit i ka siguruar vetëm për 1 muaj bukën dhe pensionistët do vazhdojnë të vuajnë për bukën e gojës në muajt në vijim.
“Edi Rama kujton se pensionistët janë kafshë që po e mbushën barkun me buk për Vit të Ri, nuk do mendojnë dot për urinë e janarit, shkurtit apo marsit. Por pensionistët si gjithë populli shqiptar janë njerëz me dinjitet, që u dhemb sot barku për urinë që do të ndjejnë nesër.”- u shpreh Qori.