Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon tradita 1000-vjeçare në Londër, mbyllen tregjet historike


Dy nga tregjet më të famshme të Londrës, njëri që shet peshk dhe tjetri mish, do mbyllen në vitet e ardhshme, duke i dhënë fund traditave që datojnë që nga kohët mesjetare.

Të mërkurën, Korporata e qytetit të Londrës, organi qeverisës në qendrën historike të kryeqytetit, do paraqesë një projektligj në Parlament për t’i dhënë fund përgjegjësive të tij për të operuar tregun e peshkut Billingsgate dhe tregun e mishit Smithfield, me të dyja që kanë ekzistuar në një formë ose tjetër që nga shekulli i 11-të.

Kjo vjen një ditë pasi korporata vendosi të mos zhvendosë tregjet në një zonë të re në zhvillim në lindje të Londrës në Dagenham.

Ajo braktisi lëvizjen e planifikuar për shkak të shpenzimeve në rritje, si rezultat i periudhës së fundit të inflacionit dhe një rritje në kostot e ndërtimit, që hkon në rreth 1 miliard paund (1.25 miliardë dollarë).

Në vend të kësaj, sipas një marrëveshjeje të re me tregtarët, korporata do sigurojë kompensim financiar dhe këshilla. Tregtarët do kenë kohën për të gjetur se çfarë të bëjnë, me operacionet që do vijojnë të paktën deri në vitin 2028.

Tregtarët tani do përcaktojnë se si të zhvendosen kudo që dëshirojnë në Londër, personalisht ose në grup.