Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Blinken theksoi se marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe një angazhim të përbashkët për paqe dhe siguri.
Ai shprehu urimet më të mira për popullin shqiptar, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë.
Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.” – Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken