Vendosni fjalën kyçe....

Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar


Policia ka arrestuar tre persona dhe ka vendosur në kërkim pesë të tjerë për nxjerrjen e gurëve dekorativë nga mali i Tomorrit. Të arrestuarit janë B. L. (49 vjeç), F. L. (42 vjeç), dhe Sh. L. (43 vjeç), të cilët u kapën në flagrancë duke përdorur një ekskavator për nxjerrjen e gurëve.

Po ashtu, janë referuar materiale në Prokurori për drejtorin dhe specialistin e AZDM Berat për “Shpërdorim detyre”. Veprat penale përfshijnë “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”. Hetimet po vazhdojnë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për Drejtorin dhe një Specialist të  AZDM-së, Berat.

Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë  të shtetasve: B.  L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e  djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T.,  pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.  

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, “Fshehje të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave”.