Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar Ditën e Flamurit.
Spiropali ka nënvizuar se, 112 vjet pas shpalljes së Pavarësisë nga Ismail Qemali, Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për t’u bashkuar me familjen e madhe europiane. Ajo ka shprehur dëshirën për të çuar “flamurin e Kastriotit në BE”, duke shtuar se Shqipëria ka rrënjët dhe identitetin të lidhur ngushtë me Evropën.
Mesazhi i Spiropalit:
GËZUAR DITËN E FLAMURIT
112 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, që na bashkon, afron dhe frymëzon, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në BE dhe të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja, e ardhmja, dhe gjithçka