Kardiologu Dervish Hasi, është liruar nga qelia një vit pas arrestimit që deri pak kohë më parë akuzohej për trafikim të të miturve dhe pornografi. Prokuroria e Tiranës pushoi hetimin për veprën e parë, pasi nuk gjeti element të fajësisë, ndërsa e dërgoi për gjykim Hasën lidhur me veprën penale të pornografisë. Ndërkohë mbrojtja e të pandehurit, kërkoi disa ditë më parë, zëvendësimin e masës arrest në burg.
Togat e zeza pranuan kërkesën duke caktuar ndaj Hasit detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj. Kërkesa e organit hetues ka vajtur për gjykim në Dhomën Penale dhe pritet hapja e procesit gjyqësor, për veprën penale parashikuar në nenin 117/2.
Dervish Hasi akuzohet për prodhim, importim, ofrim, vënia në dispozicion, shpërndarja, transmetimi, përdorimi ose posedimi i pornografisë së fëmijëve, si dhe krijimi i aksesit në mënyrë të vetëdijshme në të, me çdo mjet ose formë, vepër penale që parashikon një dënim nga 3 deri në 10 vite burg. Hasi ka insistuar vazhdimisht se raporti me të miturën ka qenë me pëlqimin e palëve, dhe të njëjtin pozicion ka mbajtur edhe vajza thotë mbrojtja e tij.
Hasi u arrestua pas një denoncimi nga një person, që raportoi se e mitura abuzohej seksualisht. Prej dy vitesh, e mitura ishte larguar nga shtëpia e saj dhe shkonte në banesën e mjekut, i cili e prezantonte atë si gruan e tij, teksa u raportua se njëkohësisht kishte lidhje edhe me 3 gra të tjera.
Dervish Hasi është lakuar më herët për ngjarje të tjera, dhe së fundmi edhe në një dosje të me dyshimet se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë anëtarë të një grupi kriminal.