Godina e komuna së Zveçanit është sulmuar gjatë mesnatës me granatë dore.
Nga sulmi nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë dëmtuar katër makina që kanë qenë të parkuara në oborrin e ndërtesës.
Sipas policisë së Kosovës rasti po hetohet ndërsa shton se ofron shërbime e saj dhe siguri për qytetarët në veri të vendit.
Tre ditë më parë, ndaj stacionit policor në Zveçan u hodhën dy granata dore.