Ka nisur puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë dhe kryeministri Rama ka inspektuar punimet së bashku me Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Rektoren, Federica Mogherini.
Rama tha se kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë me mjedise optimale për studentët.
“Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale jo vetëm për studentët nga gjithë Europa që do të jetojnë dhe mësojnë aty, por edhe për komunitetin e madh studentor që do të ketë një stacion të ri aktivitetesh akademike, kulturore e sociale”, tha Rama
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se hapësira e re kampus do t’i shërbejë së pari kampusit të Kolegjit të Europës, por gjithashtu edhe studentëve të Qytetit Studenti. Ky kampus do të ofrojë shërbime të ndryshme për studentët, përfshirë bibliotekën, një muze që do të ndërtohet, si dhe ambiente sportive.
“Kjo hapësirë do t’i shërbejë së pari kampusit të Kolegjit të Europës, por nga ana tjetër dhe studentëve të Qytetit Studenti sepse do të kenë akses tek shërbimet ndaj studentëve si biblioteka, një muze që do të ndërtohet dhe ambientet sportive të cilat janë pjesë e këitj kampusi.
Do të kemi mundësi të bashkëveprojmë më shumë me universitetin e Tiranës. Duke qenë se dhe një pjesë e ambienteve këtu do të jenë në shërbim të studentëve të këtij universiteti por dhe të studentëve që janë pjesë e rezidencës”, u shpreh ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.