SPAK do kërkojë ekstradimin e anëtarëve të dyshuar si pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës që janë arrestuar në vende të tjera.
Arrestimet janë kyrer në Belgjikë dhe Itali ndërsa kërkesat për ekstradim pritet të nisen javës që vjen, shkruan Shqipatrja. Organizata kriminale e Suel Çelës dyshohet të ketë trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.
SPAK kreu një operacion pak ditë më parë duke lëshuar 20 urdhërarreste mes të cilëve edhe për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, ish-shefin e Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni, i cili është i arrestuar për dosjen “Metamorfoza” si dhe për shumë persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy gazetarë.
Në kërkim janë ende kreu i grupit, Suel Çela, Prekë Kodra, Fuad Verzivolli e Skënder Sufaj. Me të arrestuarve janë edhe Marsel e Xhino Roka, motra e të cilëve është drejtore e Agjencisë për Zhvillimin e Territorit.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e djeshme se gjatë arresimit, Marsel e Xhino Rokës u është kapur një bllok shënimesh me të dhëna për pagesa, leje ndërtimi, tendera e koncesione.