Pas 11 ditësh trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës, shoku i 14-vjeçarit Martin Cani, Luis Meçja, ka dalë nga spitali.
Ai u plagos rëndë gjatë përplasjes me autorin, Mario Përlleshaj, më 28 tetor, në një sherr mes adoleshentësh në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani.
Meçja u godit katër herë me thikë dhe u trajtua për 11 ditë në spital. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Mario Përlleshaj, është arrestuar dhe është vendosur nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Megjithëse Luis Meçja ka deklaruar për një autor të dytë, policia ka hedhur poshtë këto pretendime, duke insistuar se autor ka qenë vetëm një.