AC Milan ka fituar në San Siro përballë Empolit me rezultatin 3-0.
Ndeshja u hap me golin e Moratas në minutën e 19’ ku sfida për shumë minuta u luajt nën diktatin e mjegullës.
Pak para se të mbyllej pjesa e parë Rejinders dyfishoi shifrat e takimit në minutën e 44’.
Më pas në minutën e 69’, holandezi plotësoi dopietën dhe trefishoi shifrat për AC Milan.
Me këtë fitore kuq e zinjtë qëndrojnë në vendin e 7 të tabelës në Seria A ndërsa Empoli në vendin e 10.