Vendosni fjalën kyçe....

Komploti/Ish-truproja shantazhoi  familjen e Schumacher, kërkoi 15 milionë euro për mospublikimin e fotove në Dark Web


Hollësi të reja të një komploti të supozuar shantazhi për të zhvatur 15 milionë euro nga familja e Michael Schumacher nga një ish-truprojë i legjendës së Formula 1 janë zbuluar së fundmi. Ish-truproja Markus Fritsche kërcënoi se do publikonte foto shumë personale të Schumacher në Dark Web.

Shtatë herë kampioni botëror Schumacher, 55 vjeç, nuk është parë në publik që nga një aksident me ski në vitit 2013, që e la atë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë për kujdes 24-orësh. Bashkëshortja e tij, Corinna, ka mbrojtur ashpër privatësinë e tij dhe kujdesin mjekësor që atëherë.

Një nga njerëzit që Corinna mori në rrethin e brendshëm të besuar të familjes për të ndihmuar ishte truproja e yllit Markus Fritsche, i cili ishte rekrutuar 18 muaj përpara aksidentit të tij me ski.

Për tetë vjet, Schumachers nuk kishin dyshime për besnikërinë e 53-vjeçarit dhe atij iu dha qasje e pazakontë në aspektet më intime të procedurave mjekësore të ish-legjends së Formila 1.

Por kur familja më në fund vendosi të bënte ndryshime në regjimin e kujdesit dhe Fritsche-s iu tha se duhej të shkarkohej nga detyra, ai mendohet se u hidhërua dhe sajoi më pas një komplot hantazhi.

Sipas prokurorëve në Gjermani, Fritsche rekrutoi mikun e tij Yilmaz Tozturkan dhe djalin e tij ekspert IT për të zhvatur shumën marramendëse nga familja që e kishte punësuar.

Komploti që ata dyshohet se ndërtuan përqendrohej në rreth 1500 pamje dhe 200 video dhe shënime të gjera personale mjekësore rreth Schumacher.

Pjesa më e madhe e këtij materiali super të ndjeshëm dyshohet se përmbahej në katër USB dhe dy hard disqe, të cilat Fritsche thuhet se i kishte hequr nga rezidenca e Schumacher sapo kuptoi se do i kërkonin të largohej.

Banda më pas supozohet se ka kontaktuar me familjen Schumacher, i ka informuar ata për materialin që kishin marrë në mënyrë të paligjshme duke kërcënuar se do e publikonin në Dark Web nëse nuk do paguhej një shpërblim prej 15 milionë eurosh.

Hollësitë se si Fritsche, së bashku me shokun e tij 53-vjeçar Tozturkan dhe djalin e tij Daniel Lins, 30 vjeç, realizuan komplotin e supozuar do dëgjohen muajin e ardhshëm kur gjyqi i tyre të fillojë në Wuppertal, Gjermani.

Tozturkan, një menaxher i klubeve të natës, dhe Fritsche njiheshin me njëri-tjetrin prej më shumë se 20 vitesh dhe jetojnë afër njëri-tjetrit në Wuppertal, ku do zhvillohet gjyqi.

Në shtator, prokurori i Wuppertalit, Wolf-Tilman Baumert njoftoi se hetimi kishte përfunduar, tre muaj pasi burrat ishin arrestuar fillimisht pas një operacioni të përbashkët nga policia zvicerane dhe gjermane.

Mëngjesin e 3 qershorit, Tozturkan dyshohet se përdori një numër të fshehtë për të telefonuar familjarët e Schumacher dhe për t’u thënë se kishte në zotërim foto dhe video dhe dyshohet se kërcënoi se do i publikonte ato në Dark Web.

Pretendohet se djali i Tozturkanit, Lins – i cili përdor emrin e vajzërisë së nënës së tij – më pas dërgoi katër pamje ë rezidencën e Schumacher më 11 qershor dhe dyshohet se i tha familjes se kishin ‘një muaj’ për t’u dhënë 15 milionë euro në dy këste në këmbim të materialit. Shkëmbimi do të bëhej në zyrën e avokatit të familjes Schumacher.

Një javë më vonë, më 19 qershor, Tozturkan dhe djali i tij u arrestuan nga policia në Gjermani pasi u vunë nën vëzhgim.

Tozturkan është akuzuar për zhvatje, ndërsa Lins është akuzuar për ndihmë dhe nxitje zhvatjeje.

Të dy, babë  e bir punonin në klubin e natës Grey në qytetin gjerman të Konstanzes, që është afër kufirit me Zvicrën ku jetonin të dy, megjithëse kishin apartamente edhe në Wuppertal.

Fritsche – i cili punonte si roje sigurie në fabrikën e Mercedes Benz në Dusseldorf, në kohën e arrestimit të tij – punoi në pronën e Schumacher si oficer dhe ndihmës i ngushtë për mbrojtjen, duke ndihmuar gjithashtu familjen me çështjet e IT për nëntë vjet.

Ai filloi të punojë me familjen në mars 2012, 18 muaj para aksidentit me ski të legjendës së F1 Schumacher.

Gjatë një karriere mbresëlënëse 19-vjeçare nga viti 1991 deri në 2012 me skuderitë Ferrari, Mercedes-Benz dhe Benetton, Schumacher grumbulloi një pasuri prej 500 milionë eurosh

468 milionë eurosh, pasi fitoi shtatë titujt e tij, duke fituar 91 gara.

Tozturkan është aktualisht në paraburgim, ndërsa djali i tij dhe Fritsche, i cili jeton në Wulfrath pranë Wuppertal, janë me kusht.