Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia godet Greqinë, dy viktima në Lemnos


Një fermer 57-vjeçar vdiq të shtunën pasi u përfshi nga përmbytjet në zonën e Fterit të ishullit Lemnos. Zjarrfikësit gjetën trupin e tij pasi moti i keq goditi ishullin.

Autoritetet thanë se burri po ngiste një traktor për të çliruar makinën e tij nga balta kur uji i vrullshëm e mori me vete.

Një burrë tjetër, 70 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të përmbytur menjëherë pas kësaj. Agjencitë lokale të lajmeve raportuan se mbetet e paqartë nëse vdekja e tij erdhi nga përmbytja apo shkaqe natyrore.

Kryebashkiakja e Lemnos Eleonora Georga raportoi dëme të shumta, përfshirë shtëpi të përmbytura në kryeqytetin e ishullit, Myrina si dhe  mungesën e ujit të pijshëm.

Rrugët dhe infrastruktura elektrike u ndikuan gjithashtu.

Banorët e Atikës morën një alarm emergjent mbrëmjen e së shtunës për stuhinë Bora, që pritet të sjellë reshje e erëra të forta që nga e shtuna  deri në mëngjesin e së dielës. Një alarm i ngjashëm është lëshuar për ishullin Rodos dhe më herët për Maqedoninë Qendrore dhe Thesalinë.