Katër persona janë arrestuar në Durrës e Tiranë.
Në Tiranë është ndaluar 48-vjeçari me iniciale G.Q. pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë të vëllanë, 53-vjeçarin I.Q. pas një sherri për motive të dobëta.
Njoftimi
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”
Dy të rinj u ndaluan në Durrës pasi janë kapur duke shitur kanabis. Pas kontrollit nga policia, 33-vjeçarit E.M. dhe 19-vjeçarit Xh.D. u janë kapur doza kanabisi gati për shitje.
Njoftimi
“Kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës në doza në një lagje të qytetit të Durrësit, arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar. Sekuestrohen dhjetëra doza të dyshuara lëndë narkotike kanabis, tre telefona celular dhe një automjet. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”, arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 33 vjeç, Xh. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës. Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material.”
Në Tiranë është ndaluar 30-vjeçari me iniciale A.H. pasi akuzohet se ka përplasur me makinë dy gra në Kamëz, njëra prej të cilave ndërroi jetë në spital.
Njoftimi
“A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë;