Vendosni fjalën kyçe....

“Tre musketierët” në version femëror, filmi i ri nxit kritika në rrjetet sociale


Vepra e njohur e shkrimtarit francez Aleksander Dyma “Tre Musketierët”, një nga më të ekranizuarat, tashmë do vijë me një version të ri, krejt femëror.

Heronjtë e njohur, D’Artanjan, Atos, Portos e Aramis kësaj here do jenë të gjitha femra. Filmi i titulluar “Toutes pour une”, ose “Të gjitha për një”, do shfaqet në kinematë transalpine në 22 janar2025, shkruan Il Giornale.

I realizuar me një buxhet prej gati 11 milionë eurosh, filmi i bazuar në “Tre musketierët” është me regji të regjisores Houda Benyamina ndërsa në rolet kryesore luajnë Sabrina Ouazani, Déborah Lukumuena dhe Daphné Patakia.

Lajmi për filmin ka çuar në polemika në rrjetet sociale me shumë ndjekës që e quajnë filmin “eksperiment ëoke”, “budallallëku më i madh që kanë parë” etj.