Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi apelon sekuestrimin e dy vilave, ironizon drejtësinë e re duke vlerësuar atë “të plepave të Berishës”


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dorëzoi sot ankimin në Apelin e GJKKO-së për sekuestrimin e dy vilave në Kodrën e Diellit.

Kryemadhi tha se nuk ka shpresë nga Apeli dhe njoftoi se do e çojë çështjen deri në Strasburg.

“Nuk kemi shpresë nga gjykata e Apelit. Shikojmë presion haptazi nga SPAK ndaj gjyqtarëve të Apelit. Do e çojmë në Strasburg”, u shpreh ajo.

E pyetur për protestën e thirrur nga Ilir Meta para SPAK-ut, Kryemadhi tha se nuk merret më me politikë tha se ka filluar profesion tjetër për t’u bërë ndihmës avokate duke vlerësuar me ironi “drejtësinë e plepave të Berishës” dhe jo drejtësinë e re nga ndërkombëtarët

Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi