Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vrasja mafioze në Ndroq dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit


Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi ngjarjen e djeshme në Ndroq, ku u vra me armë zjarri Alfred Dedja.

Berisha tha se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hjrit, ndërsa shtoi se ai vetë është i lirë.

“Për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, ndërsa ai vetë është i lirë. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit.

Nuk pati dëshirë për të zbardhur çështjen e Jan Prengës.

Këto që shihni ju, dosjet vijnë nga jashtë. Dumani fle mbi dosjete  kurimit. Janë nisma të vendeve partnere, jo të tijat.

Një nga emrat më të lakuar ishte Ols Dado. Bëhet fjalë në këtë dokument, s’ka pasur të bëjë… reagoi në mes të natës SPAK, u zgjuan nga gjumi dhe bënë deklaratë. Mirë bënë që e bënë, por të thonë kush është Olsi.”, tha Berisha.