Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari jep karton të kuq, shpërthen dhuna në stadium, 56 viktima në Guine


Një vendim i diskutueshëm i gjyqtarit në një ndeshje futbolli shkaktoi dhunë dhe përplasje në Guinenë juglindore, duke vrarë 56 persona, sipas një vlerësimi paraprak, thanë autoritetet të hënën.

Vdekjet ndodhën gjatë finales së një turneu për nder të udhëheqësit ushtarak të Guinesë, Mamady Doumbouya, në një stadium në Nzerekore, një nga qytetet më të mëdha të vendit të Afrikës Perëndimore.

Tifozët hodhën gurë, duke shkaktuar panik dhe një përplasje, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Një dëshmitar, i cili kishte ndjekur ndeshjen, tha se një karton i kuq i diskutueshëm në minutën e 82-të të ndeshjes nisi dhunën.

“Pas hedjhjes së gurëvve policia hodhi gaz lotsjellës. Në nxitimin dhe përleshjen që pasoi, pashë njerëzit të binin përtokë, vajza dhe fëmijë të shkelur nën këmbë. Ishte e tmerrshme,” i tha Amara Conde Reuters me telefon.

Turma nxitoi të largohej, duke çuar në një rrëmujë të rrezikshme në daljete stadiumit, tha një burim policor.

Një video e vërtetuar nga Reuters tregoi dhjetëra njerëz duke u kacafytur mbi mure të larta për të shpëtuar.

Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar nga administrata e qytetit tha se shumë viktima ishin të mitur të bllokuar nga trazirat pasi policia filloi të gjuante gaz lotsjellës. Zyrtari përshkroi skena konfuzioni dhe kaosi me prindërit që po merrnin trupat përpara se të numëroheshin zyrtarisht.