Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, duke u përplasur me policinë në protestat që vijojnë prej katër ditësh e netësh kundër qeverisë së kryeministrit Kobakhidze.
Ky i fundit ka njoftuar ngrirjen e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.
Qeveria e vendit është përplasur me BE-në e cila i ka quajtur të parregullta zgjedhjet e fundit duke kërkuar zgjedhje të reja.