Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare Arben Tafaj, kreu i shoqatës “Tirana”


Është ndarë nga jeta anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës dhe kreu i shoqatës “Tirana” Arben Tafaj. Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale ndërsa 63-vjeçari ka rënë nga lartësia në banesën e tij në Rrugën e Dajtit.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë aksidentalisht nga lartësia rreth 10 metra, në banesën e tij shtetasi AT., 63 vjeç. si pasojë e plagëve të marra, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, sqarojnë uniformat blu.

Tafaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, ndërsa u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2003.