Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, reagoi sot në Kuvend duke mbrojtur reformat e qeverisë për pensionet dhe duke kritikuar opozitën për qëndrimet e saj ndaj pensionistëve. Ajo theksoi ndryshimet e mëdha të bërë nga Partia Socialiste pas vitit 2014, duke krahasuar një mësues që është pensionuar para dhe pas reformës së PS-së, dhe duke vënë në dukje se ndryshimet ishin të dukshme nëpërmjet votave që pensionistët e dhanë për PS-në.
Balluku akuzoi opozitën për tallje me pensionistët dhe për mos realizimin e reformave gjatë viteve kur ata ishin në pushtet. Sipas saj, Partia Socialiste ka realizuar reforma shtetformuese, duke nisur nga ajo e pensioneve, ndërsa opozita nuk ka arritur të bëjë asgjë për këtë çështje gjatë 8 viteve në pushtet.
“Një mësues të dalë pension në vitin 2013 kur mbretëronit ju dhe mirëqenia juaj dhe një mësuesi te dalë në pension pas reformës që bëri PS në vitin 2014 dhe kjo i thotë të gjitha dhe ajo që i thotë të gjitha për të thënë të drejtën është vota që pensionistët e republikës së shqipërisë japin PS.
Nëse ne bëjmë gjithçka themi kjo duket nga votat që marrim nëse ju jeni tallur me pensionistët ndër vite dhe vazhdoni dhe tani duke qenë opozitë ky është më çuditshëm politikë që mund të bëjnë një forcë.
Neve jemi PS që kemi bërë të gjitha reformat shtetformuese duke nisur nga ajo e pensioneve të dashur kolegë ne jemi ata që dhanë gjithçka në këtë vit.
Me artificë financiare hotel Dajtin e shitet që të nxirnit lekët e bonusit të gjelit të detit pra kjo qeveri me bankën e shqipërisë gjente lekët e pensionistëve me shitjen e hoteleve.
Ju jeni ata që e keni pasur tetë vite në dorë për të ndryshuar për të reformuar pensionet dhe nuk e bëtë kurrë dhe erdhi Edi Rama erdhi PS dhe e beri.”