Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe sqaroi sot bonusin dhe indeksimin e pensioneve në vend duke thënë se gjendja në të cilën ndodhet sot skema e pensioneve ka lidhje me ndikimin që kanë pasur politikat e pensioneve të ndjekura nga qeveria e PD-së në vitet 2005-2013.
Ai tha se një përqindje e madhe e buxhetit të shtetit shkon për pensionet.
“Indeksimi i pensioneve është nismë e deputetëve. Kemi të bëmë me një vullnet të deputetëve të cilën ne sot e zbatojmë. Nuk veprojmë dot me dëdshirë e fantazi mbi bonusin dhe formulën e indeksimit apo të bonusit. Rreth 791 mijë pensionistë përfitojnë nga bonusi i shpërblimit të këtij fundviti. Situata e pensioneve ka të bëjë me mënyrën si janë trajtuar ato vite më parë. Ka të bëjë me politikat që janë ndjekur vite më parë që ka ndikuar rnë kredibilitetin e skemës dhe fuqinë e skemës. Politikat tona me punësimin, kontributet dhe skema e pensnioneve ka një ndikim afatgjatë. Politikat e ndjekura kanë dëmtuar ndjeshëm bazamentin e skemës së pensioneve. Po të kishim politikat e vitit 2013 do kishim një pension mesatar 240 euro por politikat e ndjekura prej jush kanë ndikuar në gjendjen në të cilën ndodhen sot pensionet.” – tha ministri i Ekonomisë Gonxhe.