Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me pjesëmarrjen e tij në protestën përpara SPAK, e thirrur nga Partia e Lirisë, dhe nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të jetë fizikisht prezent. Ai u shpreh se, edhe nëse nuk do të jetë prezent fizikisht, do të jetë shpirtërisht pranë protestës dhe e mbështet atë plotësisht.
Berisha theksoi se mbështet çdo protestë kundër SPAK, të cilin e cilësoi si një “instrument diktatorial” dhe si pjesë të një “narko-shteti”. Ai e akuzoi SPAK për lidhje me partitë politike dhe për veprime që shkelin parimet e drejtësisë.
Pyetje: Z.Berisha dje u pyetët nëse do të merrni pjesë në protestën përpara SPAK, por nuk dhatë një përgjigje po ose jo. Do të jeni të premten para SPAK në protestën e thirrur nga PL?
Berisha: Edhe nëse nuk jam fizikisht jam shpirterisht dhe mbeshtes çdo protestë kundër një instrumenti diktatorial një instrumenti të narko shtetit që është Skapi i partisë .