Vendosni fjalën kyçe....

Ligjvënësit amerikanë mbështesin teorinë se “Covid-19” ka origjinë në laborator, mjeku Prifti: E quaj betejë të fituar në emër të së vërtetës


Mjeku Edvin Prifti ka reaguar sërish mbi origjinën e virusit “Covid19” që mbylli për mëse 1 vit gjithë botën dhe shkaktoi miliona vdekje.

Si një mjek që ka mbështetur përherë tezën se ky virus është prodhuar artificialisht në mënyrë inxhinierike në laborator, Prifti këtë herë në një status të tij në rrjetet sociale, i jep të drejtë vetes dhe kujto tjetër që ka pohuar këtë fakt.

Në një material të bashkëngjitur në statusin e tij, Prifti thotë se më së fundmi Kongresi Amerikan në raportimin e tij të fundit konkludon për origjinen artificiale të Covid19 i cili mesa duket konfirmohet që është prodhuar në mënyrë inxhinierike dhe për këtë ka financuar Echo Health Alliance një NGO amerikane edhe pse rezultatet për këte të dytën mbeten sekret.

Prifti e quan këtë gjë një betejë të fituar në emër të shkencës dhe së vërtetës, duke qënë se ai ka qënë ndër të vetmit në rajon që ka folur hapur mbi këtë të vërtetë.

E verteta doli ne drite! Ne kishim te ërejte! Shume te tjere, sot, kur te shohin veten ne pasqyre duhet te ndihen thellesisht te turperuar, jo vetem per padijen e tyre, por mbi te gjitha per genjeshtrat qe i thane njerezimit!

Me se fundmi Kongresi Amerikan ne raportimin e tij te fundit konkludon per origjinen artificiale te Covid19 i cili mesa duket konfirmohet qe eshte prodhuar ne menyre inxhinierike dhe per kete ka financuar Echo Health Alliance nje NGO amerikane edhe pse rezultatet per kete te dyten mbeten sekret.

U deshen 5 vjet per tu konfirmuar teza jone qe disa prej nesh packa kostove personale ia dhuruam me kurajo publikut qe ne krye te heres ne funksion te se vertetes shkencore edhe pse shume profane dhe dallkauke shkencore na kundershtonin me argumente te pavlera, gje qe na bente per te qeshur, edhe pse kjo u shoqerua me persekutime individuale te secilit prej nesh qe thoshte te verteten!

Tashme ndodhi zyrtarizimi i asaj qe ne e dinim! Minimalisht publiku dhe per me teper ata qe humben jeten dhe jane jo pak por 7 milion meritojne nje “Me Fal” edhe pse kjo nuk eshte bere akoma!

Personalisht, tashme kete e quaj nje beteje te fituar ne emer te shkences, te drejtes, se vertetes dhe mbijeteses si i vetmi, te pakten ne kete rajonin tone, qe fola hapur dhe me te verteta lakuriq dhe te plota ne funksion te Jetes se popullit tim dhe jo vetem,” – shkruan Prifti.

Sipas mediave të huaja, duke përfshirë raportimin nga “Telegraph”, një raport prej 520 faqesh i përgatitur nga Nënkomisioni i Kontrolluar nga Republikanët për Pandeminë e Koronavirusit shqyrtoi përgjigjen federale dhe shtetërore, origjinën e pandemisë dhe përpjekjet për vaksinim. 

“Kjo punë do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara dhe botën që të parashikojnë, përgatiten, mbrohen dhe shpresojmë të parandalojnë pandeminë e ardhshme,” shkroi kryetari i panelit, Brad Wenstrup, në një letër drejtuar Kongresit. 

Paneli kongresional u bind nga teoria e rrjedhjes laboratorike pas 25 takimesh, më shumë se 30 intervista të transkriptuara dhe një shqyrtim të mbi një milion faqe dokumente. 

Hetimi përfshiu gjithashtu dy ditë intervista me dyer të mbyllura me Anthony Fauci, shkencëtarin qeveritar që u bë figurë qendrore gjatë ditëve të para kaotike të pandemisë.

Përplasjet e Faucit me ish-presidentin Donald Trump dhe presidentin aktual për menaxhimin e pandemisë ndezën zemërimin e të djathtëve, duke e detyruar atë të jetojë nën mbrojtje sigurie për shkak të kërcënimeve me vdekje kundër familjes së tij. 

Republikanët kanë akuzuar imunologun 83-vjeçar për kontribut në pandeminë përmes miratimit të fondeve për shkencëtarët kinezë, të cilët pretendojnë se ishin të përfshirë në prodhimin e koronavirusit SARS-CoV-2. 

Fauci mohoi mbulimin e origjinës së COVID-19, duke i thënë panelit në qershor se do të ishte “molekularisht e pamundur” që viruset e lakuriqëve të studiuara në laborator të shndërroheshin në virusin që shkaktoi pandeminë.

Megjithatë, raporti përfundoi se SARS-CoV-2 “ka të ngjarë të ketë dalë nga një aksident laboratorik ose kërkimor.” 

Paneli kritikoi gjithashtu masat e izolimit, duke pretenduar se ato “bënë më shumë dëm sesa dobi” dhe tha se mandati për maska ishte “i paefektshëm në kontrollin e përhapjes së COVID-19“, duke kundërshtuar hulumtimet që mbështesin përdorimin e maskave për të reduktuar transmetimin. 

U ngritën gjithashtu pikëpyetje mbi udhëzimet për distancimin social, megjithëse kufizimet e udhëtimeve u vlerësuan se shpëtuan jetë.