Vendosni fjalën kyçe....

112 vjet Forca të Armatosura, ministri Vengu: Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu me rastin e 112-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura dha sot një mesazh ku theksoi se, janë 112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.

“112 vjet nga dita e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gurthemel i shtet-formimit.

112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit!”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.