Vendosni fjalën kyçe....

Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj- Rama publikon pamjet


Në kantierin e punës të rrugës Shirokë–Zogaj, puna po zhvillohet me ritme të shpejta. Aktualisht, është hapur traseja nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj.

Kryeministri Rama theksoi se segmenti i fundit kalon mbi fshatin Zogaj dhe është një rrugë e re që zhvillohet mbi një shteg ekzistues.

Rruga do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash. Ky projekt, i realizuar nga kompania ALB Star, ka një vlerë prej 4.7 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë deri më 2 tetor 2025.

“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.

Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, shkruan Rama.