Vendosni fjalën kyçe....

Sfida e re në Tik Tok që po rrezikon jetën e fëmijëve, AMA apel: Po rrezikoni jetën, nuk ka asgjë argëtuese në to


Pas trendit ‘Queen never cry’, një tjetër sfidë e rrezikshme ka pushtuar TikTok-in. Kërcimi i quajtur ‘Superman dance’ ka tërhequr vëmendjen e të rinjve, por ka sjellë pasoja të rënda për fëmijët dhe adoleshentët. Në Rumani, më shumë se 20 të rinj përfunduan në spital pas këtij kërcimi, duke pësuar fraktura të rënda.

Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga prindërit, për të parandaluar që fëmijët të bien pre e këtyre sfidave të rrezikshme.

“KUJDES

PRINDËR e ADOLESHENTË

Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur,
“Sfida e Supermenit”. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.

PRINDËR bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!

FËMIJË dhe ADOLESHENTË mos bini pre e sfidave të tilla.

Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to”, shkruan Armela Krasniqi.