Apeli i Posaçëm do e japë më 19 dhjetor vendimin ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka e ish-Sekretarit të Përgjithëm të asaj ministrie Alqi Bllako, lidhur me inceneratorin e Fierit.
Gjatë seancës së sotme mbrojtja e të pandehurve ka paraqitur argumentet e saj, raportoon gazetarja Klodian Lala për News24.
Shkalla e Parë e dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehur të tjerë për incenetatorin e Fierit.
Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.