Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza PS, liston markat luksoze të çantave: Ministret hyjnë në parlament me Louis Vuitton, Bottega e Veneta


Kryetari i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka kthyer parlamentin në një sallë mode. Ish-kryeministri tha se ministret shkojnë në Kuvend me çanta të markave luksoze si Louis Vuitton, Bottega dhe Veneta.

Berisha tha se vlerat e çantave shkojnë 200 mijë deri në 500 mijë euro.

“Po të jetë për çantën ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë të disa drejtoreshave janë 3 herë më të kushtueshme se çanta Christian Dior e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut”, tha kryedemokrati.

“Koreja e Jugut desh mori flakë për një çantë Christian Dior të Zonjës së Parë. Por çantat Chirstian Dior nuk janë më të kushtueshmet. Çantat që hyjnë dhe dalin në Parlament qeveritaret, Hermes Birkin, Bottega Veneta (qeshin), se nuk i keni parë ju, Louis Vuitton, shihni juve. Kushtojnë nga 200-500 mijë euro.

Po, Hermes Louis Vuitton. Kjo është për qytetarët tanë, koreanët kanë një nga standartet më të larta në botë, janë një demokraci. Dhe për çantën e Zonjës së Parë u krijua ajo që s’kishte ndodhur kurrë.

Po të jetë për çantën ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë të disa drejtoreshave janë 3 herë më të kushtueshme se çanta Christian Dior e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut”, deklaroi Berisha.