Dy ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit.
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
Apeli i Posaçëm në muajin korrik la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për masën “arrest në burg” ndaj Mollës dhe Qatos.
Edhe pse Gjykata e Lartë pak javë më parë prishi vendimin e Apelit të Posaccëm për lëniën në fuqi të masës së sigurisë ndaj dy ish drejtorëce duke rikthyer ccështjen në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese, vendimi mbeti po i njëjtë.
Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, bashkë me Taulant Tushen.