Një zjarr ka rënë në një banesë mbrëmjen e sotme në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.
Flakët ranë në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
I moshuari i cili ndodhej në banesë nuk arriti të shpëtonte dhe humbi jetën si pasojë e flakëve.
“Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit”-njofton policia.